502 persona në të gjithë Hong Kongun u shpërblyen nga shefi ekzekutiv
2024-07-02 16:07:40

Hong-Kong / foto nga CFP

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut publikoi të hënën “Listën e Nderimeve dhe emërimet e Gjyqtarëve të Paqes për vitin 2024”, në të cilën gjithsej 502 persona u nderuan dhe u shpërblyen nga shefi ekzekutiv këtë vit, shkruan “China Daily”.

Sipas raporteve, marrësit e çmimeve vijnë nga sfera të ndryshme të jetës me prejardhje të ndryshme. Ata kanë dhënë kontribute të rëndësishme në Hong Kong, duke përfituar fusha dhe sektorë të ndryshëm të komunitetit.

Një zëdhënës i qeverisë së HKSAR tha se shefi ekzekutiv shpreh mirënjohjen dhe urimet për të gjithë marrësit e çmimeve, duke shpresuar se ata do të vazhdojnë të shkëlqejnë në fushat e tyre dhe t'i shërbejnë komunitetit.

Ceremonia e prezantimit të çmimeve do të mbahet në fund të këtij viti. (Fatosi)