
Foto nga informim
Vdekja e shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave, Ismail Kadare, ka tërhequr edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare.
“Associated Press” shkruan se Kadareja është përmendur prej kohësh si një pretendent i mundshëm për çmimin “Nobel” për Letërsinë.
“France24” shkruan se nëpërmjet përhapjes epike të romaneve si “Prilli i thyer” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ai përdori metaforën dhe sarkazmën e qetë për të kronizuar fatin grotesk të vendit të tij.
“Etnograf sarkastik, romancier duke alternuar groteskun dhe epikën, Ismail Kadare eksploroi mitet dhe historinë e vendit të tij, për të zbërthyer mekanizmat e një të keqeje universale, totalitarizmit, shkruan “AFP”, citojnë mediet shqiptare.
“Naftemporiki.gr” shkruan se me veprën e tij, e cila ka shënuar rekord përkthimesh (në më shumë se 45 gjuhë të huaja), Kadare bëri të njohur në botë Shqipërinë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. (Fatosi)
