Foto nga VCG
Ekuipazhi i "Shenzhou-18", që gjendet tani në stacionin hapësinor të Kinës, do të kryejë veprimtaritë e dyta jashtë stacionit brenda disa ditëve të ardhshme, njoftoi të martën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).
Që nga përfundimi i ecjes së tyre të parë në hapësirë më 28 maj, anëtarët e ekuipazhit kanë kryer me sukses detyra si mirëmbajtjen e kabineteve eksperimentale dhe instalimin e përbërësve, mbikëqyrjen e kushteve mjedisore brenda stacionit hapësinor dhe përgatitjen për veprimtaritë e tyre të dyta jashtë stacionit.
Foto nga VCG
Ata kanë bërë përparim të qëndrueshëm në eksperimentet në fusha të tilla si shkenca e materialeve hapësinore, shkenca e jetës hapësinore dhe mjekësia aerohapësinore.
Sipas CMSA-së, anëtarët e ekupazhit të "Shenzhou-18" janë mirë me shëndet dhe kombinimi i stacionit hapësinor funksionon mirë, duke pasur kushte të mira për kryerjen e ecjes në hapësirë.
Foto nga VCG
Anija kozmike kineze me astronautë "Shenzhou-18" u nis më 25 prill, duke dërguar tre astronautë - Ye Guangfu, Li Cong dhe Li Guangsu - në stacionin hapësinor të Kinës për një mision gjashtëmujor.