Rifillojnë fluturimet direkte midis Xi'an të Kinës dhe Budapestit
2024-07-01 16:44:40

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Fluturimet direkte midis Xi'an, kryeqyteti i provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore, dhe Budapestit rifilluan të shtunën, njofton Xonhua. Balazs Bogats, shefi tregtar i Aeroportit të Budapestit, përshëndeti rifillimin e lidhjes direkte ajrore, duke vënë në dukje se Xi'an, i njohur për rëndësinë e tij historike si pikënisja lindore e Rrugës së Mëndafshit të lashtë, u ofron udhëtarëve dhe biznesmenëve hungarezë një portë për eksploroni trashëgiminë e pasur dhe dinamizmin ekonomik të Kinës.

Atij i bëri jehonë Boglarka Illes, sekretare e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.

"Ky fluturim i drejtpërdrejtë midis Xi'an dhe Budapestit është një dëshmi e zhvillimit dinamik që kemi parë në turizëm, shkëmbimet ekonomike dhe dialogët kulturorë midis vendeve tona," tha Illes.

Itinerari operohet nga China Eastern Airlines. Me rifillimin e lidhjes direkte midis Xi'an dhe Budapestit, kryeqyteti hungarez tani ka shtatë linja ajrore direkte me Kinën. (Fatosi)