Gjiganti kinez i energjisë arrin një kulm të ri në kapacitetin e instaluar të energjisë së re
2024-07-01 20:51:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Grupi shtetëror i Investimeve Energjetike CHN i Kinës (CHN Energy) ka njoftuar një arritje të rëndësishme në kapacitetin e vet të instaluar të energjisë së re. 

Sipas kompanisë, deri në fund të qershorit, kapaciteti i energjisë së re i saj arriti 100 milionë kilovatë, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulmor në përpjekjet e CHN Energy për të kaluar drejt burimeve më të pastra të energjisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në lidhje me llojet, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës ishte 62.28 milionë kilovatë, duke zënë vendin e parë globalisht për sa i përket përmasës. Kapaciteti i instaluar i energjisë fotovoltaike u rrit gjithashtu dhe arriti në 42.13 milionë kilovatë. 

Pjesa e energjisë së re në kapacitetin total të instaluar të këtij gjiganti energjetik është rritur nga 21.6 për qind në vitin 2021 në 31.4 për qind në fund të qershorit të sivjetshëm.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kalimi i përshpejtuar i kompanisë drejt energjisë së gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni është pjesë e përpjekjeve të Kinës për të arritur kulmin e lëshimeve të karbonit brenda vitit 2030 dhe asnjanësimin e karbonit përpara fundit të vitit 2060.