Autostrada Thumanë-Kashar (Foto ATSH)
Në Shqipëri të dielën u hap për qarkullimin e mjeteve autostrada Thumanë-Kashar, njofton ATSH. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje të këtij aksi të rëndësishëm, i cili është njëkohësisht edhe loti i parë i Korridorit Blu Adriatiko - Jonian. Ky aks rrugor që i shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit, ka kushtuar 1.3 miliardë euro.
Thumanë-Kashar, 21 kilometra e gjatë, është i aks i kategorisë A. Ai ofron kushte të larta sigurie dhe shpejtësi të lëvizjes 130 kilometra në orë,
Fluksi i automjeteve në këtë aks parashikohet të jetë tejet i lartë, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik. Vënia në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese, si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese. (Fatosi)