Foto nga VCG
Të ashtuquajturat "ndërmarrje njëbrirësh" në Kinë po përjetojnë rritjen më të shpejtë në botë, me një përqendrim të rëndësishëm në sektorë si prodhimi i përparuar, teknologjia e automjeteve, teknologjia financiare, shërbimet korporative dhe inteligjencën artificiale, sipas të dhënave të reja.
32 kompani të reja kineze janë përfshirë në listën e 500 Sipërmarrjeve Njëbrirësh Kryesore Globale për vitin 2024, që u shpall të premten e kaluar në qytetin lindor kinez Qingdao, duke shënuar rritjen më të madhe midis të gjitha vendeve.
Foto nga VCG
Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve në këtë listë vjetore është rritur në pothuajse 30 trilionë juanë (4.2 trilionë dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje të madhe prej 7 për qind nga viti i mëparshëm, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.
"Ndërmarrjet njëbrirësh" janë kompani fillestare me vlerë më shumë se një miliard dollarë amerikanë.
Kompanitë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina përbëjnë së bashku rreth tre të katërtat e numrit të përgjithshëm dhe "ByteDance", "SpaceX" e "OpenAI" janë tre të parat, sipas renditjes.
Foto nga VCG
Një tjetër raport i publikuar në prill në Forumin e Zhongguancun-it 2024 tregon se Kina ka 369 kompani njëbrirësh, duke përbërë më tepër se një të katërtën e numrit të përgjithshëm të këtyre kompanive në shkallë globale.