Projekti i energjisë me kullën me lartësinë më të madhe të Kinës përfundoi në Xinjiang
2024-07-01 16:19:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sipas Korporatës Shtetërore të Rrjetit të Kinës, një projekt transmetimi dhe transformimi i energjisë 220 kV i vendosur në një park industrial të minierës së metaleve të rrallë në prefekturën Hotan, rajoni autonom Xinjiang Uygur i Kinës veriperëndimore, përfundoi të shtunën, njofton Xinhua.

Projekti, me një investim total prej rreth 586 milionë juanë (rreth 82.2 milionë dollarë amerikanë), është 210 km i gjatë, duke kaluar fusha, shkretëtira dhe male. Projekti përbëhet nga një nënstacion 220 kV dhe 560 shtylla. Kulla më e lartë qëndron 5,390 metra mbi nivelin e detit, 47.3 metra më e lartë se kulla më parë më e lartë e vendosur në qytetin Xigaze, rajoni autonom Xizang i Kinës jugperëndimore.

Gati 40 për qind e linjës së transmetimit ndodhet mbi një lartësi prej 4000 metrash, ndër të cilat 5 km janë mbi 5000 metra. Ndërtimi i projektit rezultoi mjaft sfidues për shkak të rënjeve të shkëmbinjve, përmbytjeve, stuhive, erës dhe rërës, duke ngadalësuar ndjeshëm të gjithë procesin.

Ndërtimi filloi në shkurt 2023 dhe pritet të hyjë në funksion deri në fund të korrikut. Ekologjia e brishtë e rrafshnaltës është kujdesur plotësisht dhe bimë të përshtatshme janë rritur për të parandaluar erozionin e tokës gjatë gjithë procesit, sipas ndërtuesit të projektit. (Fatosi)