Ekspozita Undinus në Korçë (foto ATSH)
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, u hap të shtunën për herë të parë ekspozita UNDINUS, njofton ATSH.
UNDINUS është ekspozita më e re nga nënuji që u jep mundësi të gjithëve që të zbulojnë botën e mrekullueshme nënujore, të parë përmes syve të artistit Willred Dallto.
Frymëzuar nga përvoja e tij personale dhe përmes fuqisë së artit digjital, ai sjell një botë tërësisht të re ku realiteti dhe ëndrrat ndërthuren dhe ku një simfoni ngjyrash, tingujsh dhe emocionesh. Ekspozita cilësohet si një përvojë e jashtëzakonshme në art, ku realiteti dhe ëndrrat u ndërthurën me një simfoni tingujsh, ngjyrash dhe emocionesh nënujore.
Ekspozita shoqërohet edhe nga një kolonë zanore origjinale e krijuar nga artistët e talentuar shqiptarë Era Canaj dhe Gent Shahini, dhe vizualet e mrekullueshme krijuar nga artisti 3D, Noel Çela.(Fatosi)