Foto nga VCG
Kina ka ndarë 150 milionë juanë (rreth 21 milionë dollarë amerikanë) nga buxheti qendror për Guangxi, Anhui dhe Hunan të goditur nga përmbytjet, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.
Komisioni bëri të ditur se fondet do të përdoren për të mbështetur restaurimin e shkollave, spitaleve dhe objekteve të kontrollit të përmbytjeve të dëmtuara në këtoi rajone, për të nxitur rimëkëmbjen e prodhimit dhe kthimin normal të jetesës.
Stuhitë e vazhdueshme të shiut kanë goditur së fundmi pjesë të zonave jugore të vendit.
Të premten, Qendra Kombëtare Meteorologjike lëshoi një alarm të kuq, më i larti në sistemin e paralajmërimit të motit të vendit, duke paralajmëruar për rrëketë malore në Anhui dhe Hubei nga e premtja deri të shtunën në mbrëmje. Qendra gjithashtu rinovoi një alarm portokalli, paralajmërimi i dytë më i ashpër i motit, për shira të rrëmbyeshëm në Anhui, Jiangsu, Hunan, Hubei, Guizhou, Sichuan dhe Xizang nga e premtja deri të shtunën në mbrëmje. (Irma)