Nuk pati fitues në votimet për president të Iranit, raundi i dytë i zgjedhjeve më 5 korrik
2024-06-30 16:20:01

Foto nga VCG

Komisioni Zgjedhor në Iran njoftoi se në raundin e parë të zgjedhjeve për president asnjë nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme. 

Masud Pezeshkian në raundin e parë fitoi 42.5 për qind të votave, ndërsa Saeed Jalili 38.6 për qind. Në garë ishin dhe 2 kandidatë të tjerë. 

Pjesëmarrja në votime ishte e ulët, vetëm 40%. Dy kandidatët me më shumë vota do të përballen në balotazh me 5 korrik ku dhe do të zgjidhet presidenti i ri, shkruan “RTSH”.

Të katërt kandidatët përpara zgjedhjeve u miratuan nga Këshilli i Gardës, një organ kushtetues nën ndikimin e liderit suprem të Iranit, ajatollahu Ali Khamenei. 

Zgjedhjet në Iran zhvillohen pas vdekjes në një aksident ajror të ish-presidentit Ebrahim Raisi. (Irma)