Sektori i transportit në Kinë shënoi rritje në 5 muajt e parë të vitit
2024-06-29 14:53:10

Foto nga VCG

Sektori i transportit në Kinë pati funksionim të qëndrueshëm në pesë muajt e parë të vitit, me tregues të shumtë, duke përfshirë rritjen e vëllimit të pasagjerëve dhe mallrave, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten, cituar nga “Xinhua”.

Në periudhën janar-maj, rrjeti rrugor i vendit trajtoi afërsisht 25.23 miliardë udhëtime pasagjerësh, me një rritje prej 7.4 për qind në baza vjetore, sipas Ministrisë së Transporteve.

Rreth 103.97 milionë udhëtime të pasagjerëve u bënë përmes rrugëve detare të Kinës gjatë së njëjtës periudhë, një rritje prej 6.7 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave.

Vëllimi i mallrave me transport rrugor tokësor u rrit me 4.4 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në më shumë se 16.22 miliardë tonë, ndërsa ngarkesat e transportuara përmes rrugëve detare u rritën me 7 për qind në baza vjetore në 3.86 miliardë tonë, treguan të dhënat.

Në pesë muajt e parë, xhiroja e mallrave të portit në Kinë u rrit me 4.9 për qind në baza vjetore në gati 7.08 miliardë tonë dhe xhiroja e kontejnerëve u rrit me 8.8 për qind në baza vjetore në 132.84 milionë njësi TEU, bëri të ditur ministria. (Irma)