SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit
2024-06-29 14:23:24

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi sanksione të reja kundër sektorit të naftës të Iranit, në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si një zgjerim të programit bërthamor të vendit, i cili ka nxitur frikën se po përgatitet të ndërtojë një bombë atomike, shkruan “RTSH”.

Blinken bëri të ditur në një deklaratë se Irani kishte zgjeruar programin e tij të pasurimit të uraniumit muajin e kaluar në mënyra që nuk kanë asnjë qëllim të besueshëm paqësor.

Sipas sanksioneve të reja, 11 anije të lidhura me tre organizatat e embargos do të përcaktohen si pronë e bllokuar.

“Veprimet e Iranit për të rritur kapacitetin e tij pasurues janë edhe më shqetësuese në dritën e dështimit të vazhdueshëm të Iranit për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe deklaratave të zyrtarëve iranianë që sugjerojnë ndryshime të mundshme në doktrinën bërthamore të Iranit”,- tha Blinken.

Ai iu referua komenteve të fundit nga Kamal Kharazzi, këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, se vendi mund të rishikojë doktrinën e mbrojtjes për të lejuar ndërtimin e armëve bërthamore pas një sërë shkëmbimesh ushtarake me Izraelin në prill. (Irma)