Nis operimi provë i mega kalimit përtej detit në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao
2024-06-28 16:49:36

foto nga

foto nga “China Daily”

Aksi Shenzhen-Zhongshan, një mega kalim përtej detit që integron ura, ishuj, tunele dhe shkëmbime nënujore në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao, pritet të nisë operimin provë të dielën, sipas autoriteteve lokale të transportit, shkruan “China Daily”.

Segmenti i shumëpritur kaloi testin e ndërtimit në mesin e qershorit, duke shënuar përfundimin e suksesshëm të projektit të grupit trans-detar të klasit botëror pas shtatë vitesh punë përgatitore dhe ndërtimi sfidues, bëri të ditur Grupi i Transportit Guangdong.

E ndodhur rreth 30 kilometra në jug të urës Humen dhe 31 kilometra në veri të urës Hong Kong-Zhuhai-Makao, ky aks fillon nga zona e aeroportit Shenzhen, përshkon zonën detare Lingdingyang në perëndim dhe zbret në ishullin Ma'anshan në Zhongshan, provinca Guangdong. (Irma)