Lumenjtë e mëdhenj të Kinën jugore, vërshojnë mes rrebeshit të vazhdueshëm
2024-06-28 17:59:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lumi Xijiang në pellgun e lumit Pearl të Kinës jugore, të enjten pasdite u përmbyt për herë të tretë këtë vit, sipas Ministrisë së Burimeve Ujore. 

Kjo ishte përmbytja e dhjetë në pellgun e lumit Pearl, që nga fillimi i sezonit të përmbytjeve të vitit 2024. 

Të prekur nga shirat e dendur të vazhdueshëm, lumenjtë e lidhur me liqenin Poyang dhe liqenin Dongting, dy liqenet më të mëdhenj të ujërave të ëmbla të Kinës, kanë parë përmbytje që tejkalojnë nivelet paralajmëruese. Nivelet e ujit në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit Yangtze, vazhdojnë të rriten.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga e mërkura deri të enjten, nivelet e ujit të 22 lumenjve në Jiangxi, Hunan, Guangxi, Zhejiang dhe vende të tjera, u raportuan të kenë tejkaluar nivelet e tyre paralajmëruese. 

Një tjetër raund reshjesh parashikohet të godasë pellgun e lumit Yangtze, nga e premtja deri të martën. Reshjet do të prekin kryesisht liqenin Dongting dhe rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit, sipas Komisionit të Burimeve Ujore Changjiang të Ministrisë së Burimeve Ujore.

Ministria aktualisht po mban një përgjigje emergjente të Nivelit IV, ndaj përmbytjeve në nëntë rajone të nivelit provincial: Zhejiang, Anhui, Jiangxi, Hubei, Hunan, Guangxi, Chongqing, Guizhou dhe Yunnan. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Observatori Kombëtar i Kinës, lëshoi sërish të enjten një alarm portokalli për stuhi shiu, pasi reshje të dendura pritet të vazhdojnë në Chongqing, Guizhou, Hubei, Hunan, Jiangxi, Anhui, Zhejiang, Shanghai dhe Xizang.