Kina rinovon alarmin portokalli për stuhi shiu në rajone të ndryshme
2024-06-28 10:57:03

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Observatori kombëtar i Kinës rinovoi të enjten një alarm portokalli për stuhi shiu, pasi reshjet e dendura pritet të vazhdojnë të godasin disa rajone të vendit. Edhe gjatë ditës së sotme, shiu i rrëmbyeshëm pritet të përfshijë pjesë të Chongqing, Guizhou, Hubei, Hunan, Jiangxi, Anhui, Zhejiang, Shangai dhe Xizang, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, shkruan “Xinhua”.

Ka zona në Chongqing dhe Hubei që pritet të kenë deri në 160 mm reshje, ndërsa disa të tjera do të kenë reshje të dendura afatshkurtra me 60 mm ose më shumë reshje për orë, të shoqëruara me stuhi.

Sipas Ministrisë së Burimeve Ujore, 22 lumenj në Jiangxi, Hubei, Anhui, Zhejiang dhe Guizhou, të prekur nga reshjet e vazhdueshme dhe rrebeshe, raportuan për tejkalim të niveleve të ujit të shenjave të alarmit.

Qendra meteorologjike ka këshilluar qeveritë vendore të zbatojnë përgatitjet e duhura dhe të kontrollojnë sistemet e kullimit në qytete, toka bujqësore dhe pellgje.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)