CMG: Nga Pesë Parimet e Bashkëekzistencës Paqësore deri në Komunitetin e Fateve të Përbashkëta të Njerëzimit
2024-06-28 19:32:15

Foto nga CMG

Foto nga CMG

y vit shënon 70-vjetorin e publikimit të Pesë Parimeve të Bashkëekzistencës Paqësore, të nisura nga vendet si Kina, India dhe Myamar. Gjatë 70 viteve, Pesë Parimet e Bashkëekzistencës Paqësore si, respektimi i ndërsjelltë i sovranitetit dhe tërësisë territoriale, mossulmimi reciprok, mosndërhyrja në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit, barazia dhe përfitimi i përbashkët, bashkëjetesa paqësore, kanë fituar njohje dhe zbatim të gjerë, duke u bërë rregullorja bazë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe parimi bazë për ligjin ndërkombëtar.


Francesco Maringiò, Drejtor i Shoqatës Kino-Italiane për Rrugën e Mëndafshit - Associazione italo-cinese per la promozione della Nuova Via della Seta,  u shpreh që politika e jashtme e Kinës bazohet në Pesë Parimet e Bashkëekzistencës Paqësore, të cilat kanë bashkuar energji të fortë për solidaritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve në zhvillim. Urusov Volodymyr, profesor në Universitetin Kombëtar të Kievit, u shpreh që në periudha të ndryshme, pesë parimet kanë patur përmbajtje të pasur, duke u vendosur në anën e përparimit të njerëzimit dhe duke ofruar mençuri për menaxhimin global.


Që nga përgjigja historike e Pesë Parimeve të Bashkëekzistencës Paqësore e deri te konsensusi ndërkombëtar për ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit, Kina ka qenë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese e zhvillimit global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.