CMG: Në Forumin Veror të Davosit, “Shansi i ri nga Kina” bëhet temë e nxehtë
2024-06-27 18:10:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 26 qershor, në Forumin Veror të Davosit, zv/Kryetarja Ekzekutive e kompanisë Deloitte në Kinë, Liu Minghua u shpreh për CMG: “Qeveria kineze thekson ‘zhvillim të shpejtë për produktivitetin me cilësi inovative’ dhe ofron vazhdimisht gjallëri dhe epërsi të re zhvillimi. Krahas këtyre, edhe makropolitikat po japin efekte të vazhdueshme. Kjo na ka dhënë më shumë besim për synimet e rritjes ekonomike.”

 

Më 25-27 qershor, u zhvillua në qytetin Dalian të Kinës Verilindore, Forumi Veror i Davosit, ku morën pjesë janë mbi 1700 personalitete nga qarqet politike, ekonomike dhe akademike të mbi 100 vendeve e rajoneve të botës.

 

Në këtë forum, pjesëmarrësit shprehën gjerësisht që ekonomia kineze po tregon një fuqi të madhe rimëkëmbëse. Kjo po tërheq kompanitë nga vende të ndryshme, të vazhdojnë të thellojnë bizneset e tyre në tregun kinez.

 

“Kina ka një treg me përmasa të mëdha”, “Kina po zgjeron hapjen e nivelit të lartë”, “Kina ka epërsi në sistemin industrial, talente dhe inovacion”... Gjatë forumit, shumë pjesëmarrës vunë në dukje që rritja e ekonomisë kineze ka krijuar një hapësirë të re për zhvillimin e vendit, duke injektuar gjallëri të vazhdueshme për ekonominë botërore.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i grupit japonez ORIX në Kinë, Liu Guoping i tha CMG-së, “Kemi më shumë se 40 vjet që bëjmë biznes në Kinë. Mund të themi që jemi pjesëmarrës, dëshmitarë dhe mbështetës të përmirësimit të mjedisit të biznesit në Kinë.”

 

Edhe pse mjedisi ndërkombëtar është i ndërlikuar, zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës dhe hapja e nivelit të lartë, kanë injektuar më shumë siguri në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë globale. Gjithashtu kanë ofruar më shumë hapësira për investitorët e huaj, për të thelluar bizneset e tyre në Kinë dhe për të fituar në të ardhmen.

 

Zeng Yuqun, president i kompanisë CATL për prodhimin e baterisë dinamike, u shpreh që vitet e fundit, kompania e tij ka bërë investime të shumta në inovacion. Vetëm vitin e kaluar, u bënë 20 miliardë juanë investime për kërkim baterish. Ndërkohë, me teknikë të përparuar, rimarrja e litiumit në CATL ka arritur në 92%.

 

“Kjo do të thotë që ne mund të mbrojmë efektivisht mjedisin natyror dhe të japim kontribut në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e vazhdueshëm,” theksoi Zeng.

 

Sipërmarrësi indian Suhas Gopinath vuri në dukje që “Kina është qendra e inovacionit në botë dhe çdo sipërmarrës që synon për një kompani të globalizuar, nuk duhet ta humbasë shansin e zhvillimit këtu në Kinë”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

“Fjalët e tij janë njësoj siç mendojnë shumë sipërmarrës të kompanive ndërkombëtare. Mund të parashikojmë që me nxitjen e pandërprerë të modernizimit kinez, gjithnjë e më shumë njerëz mund të ndjejnë zhvillim të ri të Kinës dhe të ndajnë shansin e ri të saj”, komentoi CMG.