U zgjodh shef i NATO-s, Rutte: Aleanca, gur themeli për sigurinë kolektive
2024-06-27 11:26:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Mark Rutte ka reaguar pas zgjedhjes si shef i NATO-s këtë të mërkurë, duke e konsideruar një nder të jashtëzakonshëm. Në një postim në platformën “X”, Rutte e konsideron NATO-n gur themeli për sigurinë kolektive, teksa shton se udhëheqja e Aleancës është një përgjegjësi të cilën ai nuk do ta marrë lehtë, citon “RTSH”.

Po ashtu, Rutte ka falënderuar aleatët e NATO-s për zgjedhjen e tij si pasardhës i Stolteberg.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. U jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenberg, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh”,- shkruan Rutte.

Ai do t’i marrë funksionet e tij në krye të NATO-s nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës. (Elona)