Raporti: Tregu i turizmit në Kinë pati vrull pozitiv gjatë këtij viti
2024-06-27 14:36:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Tregu i turizmit në Kinë vazhdoi rimëkëmbjen këtë vit dhe pritet të arrijë deri në 80 për qind të nivelit para pandemisë në vitin 2019 për sa i përket numrit të turistëve të huaj, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Akademia e Turizmit të Kinës, citon “Xinhua”.

Sipas raportit, numri i turistëve jashtë shtetit që kërkojnë fluturime dhe akomodim në Kinë është rritur ndjeshëm, duke sugjeruar rritjen e kërkesës potenciale për të udhëtuar në Kinë.

Me rifillimin e vazhdueshëm të fluturimeve ndërkombëtare, përmirësimin e mëtejshëm të komoditetit të hyrjes dhe zinxhirit të furnizimit të turizmit përbrenda, si dhe promovimit aktiv të destinacioneve turistike në të gjithë Kinën, perspektiva e tregut të turizmit është relativisht optimiste, thuhet në raport.

Kultura kineze dhe përvojat e jetës me cilësi të lartë janë atraksionet kryesore të destinacioneve, pasi më shumë se 60 për qind e të anketuarve renditën përjetimin e kulturës kineze si arsyen kryesore për të udhëtuar në vend, thuhet në raport, i cili thekson edhe ushqimet e shijshme, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe blerjet.

Statistikat e publikuara nga Administrata Kombëtare e Emigracionit tregojnë se numri i të huajve që vizitojnë Kinën regjistroi një rritje trefish në baza vjetore në tremujorin e parë të këtij viti. Rreth 1.98 milionë të huaj shijuan hyrjen pa viza në Kinë gjatë tre muajve të parë të vitit, me një rritje prej rreth 266 për qind në baza vjetore. (Elona)