Kina zgjat përjashtimin e vizave për Zelandën e Re, Australinë dhe Poloninë për të përmirësuar shkëmbimet e personelit
2024-06-26 19:11:46

foto nga CFP

foto nga CFP

Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi të martën se do të zgjerojë politikën e saj pa viza në Zelandën e Re, Australi dhe Poloni.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, tha në një konferencë për shtyp se nga 1 korriku 2024 deri më 31 dhjetor 2025, shtetasit e këtyre vendeve me pasaporta të zakonshme do të lejohen të hyjnë dhe të qëndrojnë në Kinë pa viza deri në 15 ditë për biznes, turizëm, vizitë te të afërmit dhe miqtë dhe tranzit, shkruan “Xinhua”.

Sipas saj, individëve nga vendet e lartpërmendura që nuk plotësojnë kriteret e përjashtimit nga viza u kërkohet ende të marrin një vizë kineze përpara hyrjes.

“Në të njëjtën kohë, shpresohet se vendet përkatëse mund t'u ofrojnë shtetasve kinezë më shumë lehtësi për viza”,- tha zëdhënësja. (Elona)