Xi bën thirrje për prosperitet të përbashkët në zonat etnike
2024-06-26 20:30:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryetari i shtetit të Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme në nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë dhe prosperitetin e përbashkët, në zonat me minoritete të shumta etnike.

Xi i bëri deklaratat në një letër përgjigje për popullin e qytezës autonome Jingning She, në provincën Zhejiang të Kinës Lindore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Themeluar në vitin 1984, Jingning është qyteza e vetme autonome e kombësisë She në Kinë. Në fund të vitit të kaluar, popullsia e kombësisë She ishte 18.410 banorë, rreth 11% e totalit të qytezës.

Kohët e fundit, Partia e qytezës dhe autoritetet qeveritare i dërguan një letër kryetarit Xi, duke theksuar arritjet e Jingningut gjatë 40 viteve të fundit dhe duke u zotuar për marrjen e drejtimit në nxitjen e prosperitetit të përbashkët në zonat etnike.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke përgëzuar arritjet e qytezës gjatë 40 vjetëve, Xi tha se ai është i lumtur të mësojë që njerëzit e të gjitha etnive, po gëzojnë një jetë sa më të mirë.

Ai inkurajoi Jingningun të vazhdojë të ruajë traditat e shkëlqyera, të forcojë bashkimin etnik dhe të shfrytëzojë përparësitë e veta unike për të krijuar një kapitull të ri zhvillimi.