Ministri gjerman: BE-ja duhet të bëhet më pak burokratike
2024-06-26 18:01:45

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck (Foto ATSH)

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, është shprehur në favor të reformave themelore në Bashkimin Europian, për ta bërë bllokun më të zhdërvjellët dhe më pak burokratik.

Gjatë një fjalimi në konferencën e Ditës së Industrisë në Berlin, ai tha se BE-ja duhet të bëhet më e fortë në aspektin e politikës ekonomike dhe industriale, citon “ATSH”.

Ai përmendi gjithashtu shtatë pika specifike që do të dëshironte të zbatoheshin nga Komisioni i ardhshëm Europian.

“Këto masa përfshijnë vlerësimin e bashkimeve të mundshme të bizneseve në BE sipas tregut global dhe jo vetëm nga perspektiva e tregut të brendshëm të BE-së. Industria e mbrojtjes dhe armatimeve të BE-së duhet të forcohet dhe duhet të ketë një politikë aktive rreth lëndëve të para”,- tha Habeck, anëtar i Partisë së Gjelbër që shërben gjithashtu si zëvendëskancelar i Gjermanisë. (Elona)