Kryediplomati shqiptar: Me Ballkanin Perëndimor, BE do të jetë më e sigurt dhe konkurruese
2024-06-26 15:12:46
Ministrat e Punëve të Jashtme në Luksemburg (Foto ATSH)
Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Luksemburg.
Gjatë takimit, ministri Hasani rikonfirmoi edhe një herë përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, citon “ATSH”.
Ministri Hasani theksoi po ashtu se zgjerimi i BE-së është i një rëndësie kritike dhe me dobi për të gjitha palët.
“Me Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian do të jetë më i sigurt, më i fortë dhe më konkurrues”,- deklaroi kryediplomati shqiptar. (Elona)
Lajmet Kryesore