Niveli i digjitalizimit në sektorët e biznesit të Kinës vazhdon të përmirësohet
2024-06-26 18:33:29

foto nga CFP

Transmetimi i drejtpërdrejt në internet për shitje / foto nga CFP

Ministria e Tregtisë në Kinë njoftoi të martën se niveli i digjitalizimit në sektorët e biznesit ka vazhduar të përmirësohet këtë vit. Sipas ministrisë, aktivitetet e tregtisë elektronike të Kinës që nga fillimi i vitit kanë luajtur një rol pozitiv në promovimin e rimëkëmbjes së konsumit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar, citon “Xinhua”.

Në pesë muajt e parë, shitjet me pakicë në internet arritën në 5.77 trilionë juanë (rreth 810.11 miliardë dollarë amerikanë), që përfaqëson një rritje prej 12.4 për qind nga një vit më parë, bëri të ditur ministria, duke vënë në dukje se aktivitetet promovuese në platformat e tregtisë elektronike në internet fuqizuan rritjen e shitjeve me pakicë.

Vendi ka nënshkruar gjithashtu memorandume të reja bashkëpunimi për tregtinë elektronike me Serbinë dhe Bahreinin, duke zgjeruar numrin e vendeve partnere të Rrugës së Mëndafshit në 32, sipas ministrisë.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, përqindja e tregtisë elektronike ndërkufitare në platformat e eksporteve u rrit në 7.8 për qind.

Aktivitetet e tregtisë elektronike ndërkufitare kontribuuan me më shumë se 1 pikë përqindje në rritjen e eksporteve në tre muajt e parë, sipas ministrisë. (Elona)