Foto nga CFP
Prodhuesi kinez i automjeteve “BYD” zbuloi të martën automjetin e tij të tretë elektrik, SEAL, në Japoni.
SEAL do të jetë i disponueshëm në dy versione, të dyja me një kapacitet baterie prej 82.56 kWh, sipas “BYD Auto Japan Inc.”, që në një konferencë shtypi në Tokio njoftoi fillimin e shitjeve me pakicë të sedanit në mbarë vendin.
Modeli bazë ka një çmim prej 5.28 milionë jen (rreth 33.110 dollarë amerikanë), shkruan “Xinhua”.
Tomoaki Endo, drejtor i marketingut në “BYD Auto Japan”, theksoi se është kryer një hulumtim i gjerë tregu, në mënyrë që klientët tani të mund të kalojnë pa probleme nga automjetet konvencionale hibride ose tradicionale në automjete elektrike.
Japonia mbetet një treg i rëndësishëm global i automobilave me një shkallë depërtimi relativisht të ulët të automjeteve elektrike. (Elona)