Hapet në Pekin Konferenca për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Bujqësor
2024-06-26 19:14:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 25 qershor u hap në Pekin Konferenca Bujqësore 2024 e Kinës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Ekonomik dhe Tregtar. 

Me fokusin tek inteligjenca e gjelbër dhe zinxhirët e furnizimit global, konferenca tërhoqi mbi 300 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke përfshirë diplomatë dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, shoqatat e biznesit, këshillat lokale dhe bota e korporatave. 

Yu Jianlong, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës, tha në ceremoninë e hapjes, se teksa bota përballet me sfidat e sigurisë ushqimore, komuniteti i biznesit kinez do të vazhdojë të ndajë mundësitë e zhvillimit me homologët e tyre në botë, për të ruajtur qëndrueshmërinë ndërkombëtare të zinxhirit të furnizimit bujqësor.

Foto nga CACIETC

Vitet e fundit, Zhang Zhongjun, përfaqësuesi në detyrë i FAO-s në Kinë, ka theksuar se organizata do të vazhdojë të punojë me të gjitha palët, për t'i shërbyer zonave rurale të Kinës, për të ndarë përvojat e saj, për të promovuar zhvillimin e gjelbër bujqësor, për të lehtësuar transformimin e bujqësisë moderne dhe sistemeve të ushqimit.

Ambasadori i Jordanisë në Kinë, Hussam Al Husseini mori pjesë në këtë aktivitet dhe mbajti një fjalim kryesor. Ai tha se përballë sfidave globale, si siguria ushqimore dhe ndryshimet klimatike, "nevojiten veprime të bashkërenduara dhe të shpejta". Ai tha se që nga krijimi i partneritetit strategjik midis Jordanisë dhe Kinës në vitin 2015, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve në bujqësi ka vazhduar të thellohet.

Sektori i bujqësisë i Kinës ka zgjeruar vazhdimisht transformimin e gjelbër, duke realizuar zhvillimin të gjelbër të nivelit më të lartë të viteve të fundit. Sipas një raporti nga Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore dhe Shoqëria Kërkimore e Zhvillimit të Gjelbër Bujqësor të Kinës, vendi modernizoi 505 zona të mëdha dhe të mesme të ujitjes, restauroi dhe përmirësoi sipërfaqje ujitje prej 33.7 milionë mu (rreth 2.25 milionë hektarë) në 2022 – duke rritur ndjeshëm kapacitetin prodhues të drithërave dhe produkteve të rëndësishme bujqësore. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në fund të vitit 2022, Kina kishte ndërtuar 102 baza për produktet bujqësore organike dhe 748 baza të standardizuara prodhimi për lëndët e para ushqimore të gjelbra, me një sipërfaqe totale prej mbi 168 milion mu.