Foto CFP
Persona të armatosur në Republikën e Kaukazit të Veriut të Rusisë, Dagestan, kanë vrarë gjashtë oficerë policie në një sërë sulmesh, njoftuan zyrtarët e Sigurisë, shkruan “RTSH”.
Dymbëdhjetë oficerë të tjerë u plagosën gjatë këtyre sulmeve.
Një sinagogë, dy kisha dhe një postbllok policie u vunë në shënjestër në qytetet Derbent dhe Makhachkala. Një prift ortodoks rus është vrarë dhe të paktën dy sulmues janë vrarë, raportojnë mediat shtetërore, duke cituar Ministrinë e Brendshme lokale.
Kontrolli për më shumë persona të armatosur është ende në vazhdim. Sulmuesit nuk janë identifikuar, por Dagestani në të kaluarën ka qenë skenë e sulmeve islamike.
Pamjet në mediat sociale tregojnë ndërtesa në flakë në të dy qytetet.
Në një video tjetër, njerëz të veshur me rroba të errëta shihen duke qëlluar mbi makinat e policisë, përpara se një autokolonë me automjete të Shërbimit të Urgjencës, me sirena të ndezura, mbërriti në vendngjarje në Makhachkala, qyteti më i madh i Dagestanit. (Fatosi)