Ambasadori i BE-se (Foto Panorama)
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka deklaruar se plani i Bashkimit Europian për rritjen ekonomike dhe reformat është një ofertë e pashembullt për Shqipërinë, si edhe vendet e Ballkanit, shkruan “ATSH”.
Në konferencën rajonale “Balkonomics”, të zhvilluar në Tiranë, ai deklaroi se Bashkimi Europian po jep grante dhe hua të favorshme për vendet e rajonit.
Ambasadori Gonzato tha se Shqipëria është një treg i izoluar, por nëse bëhet pjesë e tregut rajonal do të ishte një stimul i mirë për vendin.
Ai përmendi “korsinë e gjelbër” mes vendeve të Ballkanit që nisi në kohën e pandemisë së Covid-19.
“Duam ta vazhdojmë dhe ta thellojmë këtë bashkëpunim, por të funksionojnë jo vetëm mes Shqipërisë dhe BE-së, por edhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”,- tha ambasadori Gonzato. (Fatosi)