Gazetarë nga 16 vende vizituan Xinjiang të Kinës
2024-06-25 19:26:34

Foto Xinhua

Foto Xinhua

Gazetarët nga 16 vende përfunduan një udhëtim në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, ku ata morën njohuri për zhvillimin dhe mbrojtjen kulturore të rajonit, shkruan “Xinhua”.

Udhëtimi, i cili filloi më 15 qershor, i çoi gazetarët në kryeqendrën rajonale të Xinjiang, Urumqi, prefekturën autonome Ili Kazak dhe prefekturën Aksu.

Gazetarët thanë se ishin të impresionuar nga stabiliteti social i Xinjiang, rritja e fuqishme ekonomike dhe kultura e mbrojtur mirë.

Në fund të udhëtimit të tyre në Xinjiang, shumë nga gazetarët ranë dakord se është e rëndësishme të shkohet përtej stereotipeve mediatike për të parë Xinjiang-un e vërtetë. (Fatosi)