Orban: Migracioni në fokus të presidencës hungareze të BE-së
2024-06-24 15:24:54

Kryeministri hungarez Victor Orban (Foto ATSH)

Kryeministri hungarez Victor Orban (Foto ATSH)

Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi se dëshiron ta bëjë çështjen e emigracionit një pikë kryesore të presidencës së ardhshme hungareze të Bashkimit Evropian, njofton ATSH. Orbán theksoi se ”ai mirëpret pozicionin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili po shqyrton opsionet për të transferuar procedurat e azilit në vendet jashtë BE-së”.


Presidenca e BE-së bëhet me rotacion çdo gjashtë muaj, me Hungarinë që merr detyrën nga Belgjika më 1 korrik. Orbán tha se Hungaria po zbatonte tashmë një politikë të shqyrtimit të kërkesave për azil në vendet e treta, për shembull në ambasadën hungareze në Beograd, përpara se t’u jepte aplikantëve dritën jeshile për të hyrë në vend.


Në mesin e qershorit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) urdhëroi Hungarinë të paguante një gjobë prej 200 milionë euro (216 milionë dollarë) dhe 1 milionë euro shtesë në ditë për moszbatimin e një vendimi të mëparshëm që synonte ndryshimin e politikave të saj të azilit. (Fatosi)