Aktivitetet kulturore (Foto panorama.al)
Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhenj të aktiviteteve kulturore në vend në raport me gratë, shkruan panorama.al. Statistikat e kulturës 2023, të publikuara nga Instituti i Statistikave, tregojnë se për dy vite rresht, tendenca ishte e njëjtë.
Meshkujt ishin 31.3 për qind pjesëmarrës në këto aktivitete në raport me femrat, 28.4 për qind.
Të dhënat bazohen në Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës që INSTAT zhvillon dhe ato administrative, të siguruara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Gjatë vitit 2023, janë organizuar gjithsej 1.175 shfaqje dhe premiera në institucionet qendrore të artit në të cilat morën pjesë 153.041 spektatorë.
Mbi 1/3-ën e këtyre spektatorëve e ka marrë Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor që regjistroi një pjesëmarrje mbi 55 mijë spektatorë gati katër herë më i lartë se një vit më parë.
Pas tij vjen Teatri Kombëtar Popullor dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.(Fatosi)