Eksportet bujqësore u rritën me 12% në përiudhën janar-maj
2024-06-23 15:24:23

foto: VCG

foto: VCG

Eksportet bujqësore në Shqipëri kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 12% për 5-mujorin e parë të vitit, duke arritur në 182 mijë tonë nga 163 mijë tonë vitin e kaluar.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, se kjo rritje e qëndrueshme pasqyron përkushtimin e palodhur të fermerëve dhe bujqëve shqiptarë për të rritur prodhimin e produkteve “Made in Albania”.

foto: VCG

foto: VCG

Po ashtu, sipas saj, kjo rritje është rezultat i politikave të suksesshme të qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor.

Ministrja Denaj theksoi se ky progres e afron vendin gjithnjë e më shumë me objektivin ambicioz të arritjes së 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030.