Ukraina dhe BE-ja zgjasin edhe për një vit marrëveshjen e transportit të mallrave
2024-06-23 15:09:49

Ukraina dhe Bashkimi Europian (BE) kanë ndryshuar dhe zgjatur marrëveshjen e tyre për liberalizimin e transportit të mallrave, e cila do të skadonte më 30 qershor, për një vit tjetër, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë ukrainase, citon “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Marrëveshja e përditësuar përfshin dispozita për zgjatjen e anulimit të lejeve speciale për transportuesit që udhëtojnë midis Ukrainës dhe BE-së.

Në të njëjtën kohë, marrëveshja krijoi detyrime të reja reciproke mes palëve për licencat e transportit dhe etiketimin e kamionëve.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, deklaroi se regjimi pa viza transporti me BE-në do të kontribuojë në integrimin e Ukrainës në hapësirën ekonomike europiane dhe do të nxisë ekonominë e vendit.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas tij, në 18 muajt e fundit, eksportet e Ukrainës drejt BE-së u rritën me 48 për qind, mbështetur nga transporti i mallrave pa leje.

Ukraina dhe BE-ja nënshkruan marrëveshjen e transportit të mallrave në qershor 2022. Në fund të vitit të kaluar, transportuesit polakë organizuan protesta në disa pika kontrolli në kufirin ukrainas, duke kërkuar kthimin e regjimit të lejeve për transportuesit ukrainas që kalojnë në BE.

Marrëveshja e përditësuar përfshin një klauzolë që një regjim pa leje për transportuesit ukrainas mund të zgjatet automatikisht deri në fund të vitit 2025.