Kompania kineze ndihmon në nxitjen e zhvillimit të energjisë së pastër të Egjiptit
2024-06-23 15:49:35

foto: VCG

foto: VCG

Mes vapës përvëluese të verës, një grup punëtorësh kinezë po mundohen mes rreshtave të paneleve diellore në Parkun e Energjisë Diellore në Benban, duke punuar me kolegët e tyre egjiptianë për të ndihmuar në zhvillimin e vizionit të energjisë së vendit të Afrikës së Veriut, për t'u bërë një qendër rajonale e energjisë së pastër, shkruan “CGTN”.

I ndodhur në shkretëtirën e Aswan, një provincë jugore e Egjiptit, parku mbulon një sipërfaqe prej 37 kilometrash katrorë dhe është planifikuar të ketë një kapacitet total të instaluar prej 2 gigavat.

“Ne kemi pesë projekte me një kapacitet total të instaluar prej 321 megavat në park dhe po bëhemi investitori i dytë më i madh këtu”,- deklaroi Li Fengyi, zëvendësdrejtor i termocentraleve të rinovueshme MENA të “Asia-Africa Green Energy Investment Limited”, një platformë investimi për “China Three Gorges International” në rajonet e Azisë dhe Afrikës Veriore.

“Të gjitha panelet e përdorura në projektet “CTG Azi-Afrikë” janë prodhuar në Kinë”,- tha Li, duke shprehur besimin e kompanisë për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesës së Egjiptit për energji me burimet e bollshme diellore të vendit.

Termocentrali diellor në park do të ndihmojë Egjiptin të rrisë përdorimin e tij të energjisë së rinovueshme dhe vlerësohet se do të ndihmojë në reduktimin e emetimeve globale të gazeve serrë, duke reduktuar gati 2 milionë tonë dyoksid karboni në vit, bëri të ditur Ministria egjiptiane e Energjisë Elektrike dhe Energjisë së Rinovueshme, në një deklaratë të lëshuar në prill.

Projektet kineze jo vetëm që ndihmojnë vendin të gjenerojë energji të pastër, por gjithashtu krijojnë mundësi punësimi për vendasit.