Peshëngritësi shqiptar Samuel Rrasa shpallet kampion Europe
2024-06-23 15:25:47

foto: ATSH

foto: ATSH

Peshëngritësi shqiptar Samuel Rrasa është shpallur kampion Europe, duke ngritur 135 kg, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinjtë që po zhvillohet në Selanik, të Greqisë.

Rrasa, i cili mori pjesë te gara për peshat deri në 73 kilogramë për moshën deri në 17 vjeç, fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 125 kilogramë, shkruan “ATSH”.

Sportisti kuqezi ngriti 125 kg në stilin e shkëputjes, ndërsa në dygarësh u rendit i dyti, duke marrë medaljen e argjendtë.