Institucionet financiare në Kinë raportojnë një rritje prej 8.5 për qind në totalin e aktiveve
2024-06-22 15:27:57

foto: VCG

foto: VCG

Totali i aktiveve të institucioneve financiare në Kinë u rrit në 476.49 trilionë juanë (rreth 66.93 trilionë dollarë amerikanë) në fund të marsit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e vendit.


Sipas Bankës Popullore të Kinës, shifra përfaqëson një rritje vjetore  prej 8.5 për qind, shkruan “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Nga totali, aktivet e sektorit bankar arritën në 429.58 trilionë juanë, 8.1 për qind më shumë në baza vjetore, ndërsa aktivet e institucioneve të letrave me vlerë u rritën me 2.5 për qind në baza vjetore në 14.05 trilionë juanë.


Asetet e sektorit të sigurimeve u rritën me 15.8 për qind në baza vjetore në 32.86 trilionë juanë.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas të dhënave, detyrimet e institucioneve financiare arritën në 434.97 trilionë juanë, me një rritje prej 8.5 për qind në baza vjetore.