Kina akordon fonde për lehtësimin e përmbytjeve dhe thatësirës
2024-06-21 11:34:35

CFP

CFP

Autoritetet kineze kanë ndarë 916 milionë juanë (rreth 126 milionë dollarë amerikanë) për punën e reagimit ndaj përmbytjeve dhe thatësirës në rajonet jugore dhe veriore të vendit dhe për të mbështetur përpjekjet e ndihmës ndaj fatkeqësive, njoftoi Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Shifra përfshin 499 milionë juanë për të mbështetur përpjekjet për kontrollin e përmbytjeve dhe lehtësimin, si dhe masat e sigurisë, në Guangdong, Fujian, Guangxi, Guizhou, Yunnan, Zhejiang, Jiangxi, Hunan dhe Hubei.

Një total prej 417 milionë juanë po sigurohen për të mbështetur Hebei, Shanxi, Jiangsu, Anhui, Shandong, Henan, Shaanxi dhe Gansu në përpjekjet e tyre për ruajtjen e ujit dhe lehtësimin e thatësirës.

Ministria e Burimeve Ujore dhe Administrata Meteorologjike e Kinës lëshuan një alarm portokalli për vërshimet e mundshme malore në Guizhou dhe Qinghai.

Autoritetet vendore janë këshilluar të marrin masa parandaluese si monitorimi në kohë reale, lëshimi i paralajmërimeve ndaj përmbytjeve dhe zhvendosjen e banorëve lokalë.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja.  (Irma)