Kina akordon 346 milionë juanë për fondet e ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore
2024-06-21 11:30:29

CFP

CFP

Autoritetet kineze kanë akorduar 346 milionë juanë (rreth 48.63 milionë dollarë amerikanë) për fonde të ndihmës ndaj fatkeqësive për të ndihmuar kontrollin e përmbytjeve dhe përpjekjet për lehtësimin e thatësirës në vend.

Rreth 213 milionë juanë do të përdoren për të mbështetur punën për kontrollin e përmbytjeve dhe ndihmën në rajonet e nivelit provincial të Zhejiang, Fujian, Jiangxi, Hunan, Guangdong, Guangxi dhe Guizhou, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Rajonet e nivelit provincial të Hebeit, Mongolisë së Brendshme të Kinës, Shandong dhe Henan do të marrin 69 milionë juanë për punën e lehtësimit të thatësirës, siç është sigurimi i furnizimit me ujë për banorët ruralë dhe urbanë. Sipas deklaratës, provincat Fujian dhe Guangdong do të marrin 64 milionë juanë për punën gjeologjike të ndihmës ndaj fatkeqësive.

Ministria e Burimeve Ujore dhe Administrata Meteorologjike e Kinës lëshuan një alarm portokalli për vërshimet e mundshme malore në Guizhou dhe Qinghai.

Autoritetet vendore janë këshilluar të marrin masa parandaluese si monitorimi në kohë reale, lëshimi i paralajmërimeve ndaj përmbytjeve dhe zhvendosjen e banorëve lokalë.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)