Kina do të rrisë mbështetjen për firmat gjigante të vogla
2024-06-21 15:44:46

CFP

Kina do të rrisë mbështetjen për firmat gjigante të vogla, si pjesë e përpjekjeve për të promovuar industrializimin e ri dhe për të përmirësuar sistemin industrial modern në vend, njoftoi Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Fondet qendrore fiskale do të caktohen për të nxitur zhvillimin e firmave gjigante të vogla, me mbi 1000 ndërmarrje që pritet të marrin mbështetje këtë vit.

Gjiganët e vegjël i referohen elitave të reja të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kinë që janë të angazhuara në prodhim, specializohen në një treg të veçantë dhe kanë teknologji të përparuara.

Kina do të rrisë mbështetjen për gjigantët e vegjël gjatë periudhës 2024-2026, me fokus në zinxhirët kryesorë industrialë, industritë strategjike në zhvillim dhe sektorë të tjerë, sipas një qarkoreje të publikuar së bashku nga Ministria e Financave dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Fondet do të përdoren për të inkurajuar këto firma për të trajtuar sfidat teknologjike, për të zhvilluar produkte të reja, për të ndërtuar kapacitetet mbështetëse të zinxhirit industrial dhe për të mbështetur qeveritë vendore në edukimin e tyre.

Kina planifikon të ketë gati 10.000 gjigantë të vegjël gjatë periudhës së 14-të të planit pesëvjeçar (2021-2025).  (Irma)

CFP