Kina lëshon alarmin blu për stuhi shiu në rajone të ndryshme
2024-06-21 11:25:25

CFP

CFP

Observatori Kombëtar i Kinës lëshoi të enjten një alarm blu për stuhi shiu në disa rajone të vendit. Reshjet priten të godasin deri sot pjesë të Chongqing, Guizhou, Hunan, Hubei, Henan, Anhui, Jiangxi, Zhejiang, Inner Mongolia dhe Heilongjiang.

Sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike (NMC), cituar nga “Xinhua”, disa zona në Chongqing dhe Guizhou pritet të kenë deri në 120 mm reshje, ndërsa disa të tjera në këto rajone pritet të kenë mbi 60 mm reshje në orë, të shoqëruara me stuhi.

Pushtetit vendor i është kërkuar të zbatojë përgatitjet e duhura dhe të përmbushë përgjegjësitë përkatëse. Shkollave dhe kopshteve u është kërkuar që të garantojnë sigurinë e nxënësve dhe drejtuesit e mjeteve janë këshilluar që të kenë kujdes për shkak të bllokimit të mundshëm të rrugëve dhe bllokimit të trafikut.

CFP

CFP

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)