Kina kanalizon burime mjekësore urbane në njësi shëndetësore të nivelit më të ulët
2024-06-20 12:18:34

Kina ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të kanalizuar burimet mjekësore nga zonat urbane në institucionet e kujdesit shëndetësor të zonave rurale, për të përmbushur më mirë kërkesën publike, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC).

Foto:VCG

Foto:VCG

NHC-ja ka udhëzuar spitalet bashkiake dhe të qarkut që të dërgojnë rregullisht mjekë të kualifikuar në institucionet shëndetësore të nivelit më të ulët për shërbime mjekësore, programe edukimi dhe trajnimi, bën të ditur “Xinhua”.

Statistikat paraprake tregojnë se mbi 200,000 mjekë u dërguan nga institucionet e kujdesit shëndetësor të nivelit të qytetit në klinikat e fshatrave në mbarë vendin në vitin 2023, duke përmirësuar në mënyrë efektive shërbimet mjekësore në fshatra, tha zyrtari i NHC-së, Fu Wei, në një konferencë për shtyp.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përmirësimi i vazhdueshëm i rrjeteve të shërbimit shëndetësor të nivelit parësor ka rezultuar në mbulimin e plotë të shërbimeve bazë të kujdesit shëndetësor për banorët e zonave urbane dhe rurale, tha Fu. (Elona)