Kompjuteri kuantik superpërcjellës kinez, mbi 10 milionë vizita globale
2024-06-20 17:11:44

CFP

Kompjuteri kuantik superpërcjellës i gjeneratës së tretë i zhvilluar në mënyrë të pavarur, “Origjina Wukong” ka marrë më shumë se 10 milionë vizita në distancë globalisht, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm në zhvillimin e informatikës kuantike, raportoi “China Science and Technology Daily”.

Deri të hënën, njerëz nga 124 vende dhe rajone kishin akses nga distanca në kompjuterin i cili ka përfunduar gati 236.000 detyra llogaritëse kuantike globalisht, sipas Qendrës Kërkimore të Inxhinierisë Kuantike Anhui, bën të ditur “Xinhua”.

Kompjuteri kuantik, i mundësuar nga Wukong, një çip kuantik superpërcjellës, hyri në punë më 6 janar në Hefei, provincën Anhui të Kinës lindore.

Ai është një nga kompjuterët kuantikë superpërcjellës më të avancuar të vendit.

Emri i Wukong-ut u frymëzua nga Sun Wukong, një figurë mitike kineze me aftësinë për t'u transformuar në 72 forma të ndryshme, duke simbolizuar aftësitë e fuqishme dhe të gjithanshme të kompjuterit. (Elona)