Panairi Ndërkombëtar i Librit në Pekin hapet me rritje të përfaqësimit të huaj
2024-06-20 16:35:01

Xinhua

Xinhua

Panairi i 30-të Ndërkombëtar i Librit në Pekin u çel të mërkurën, duke tërhequr një pjesëmarrje më të gjerë të ekspozuesve të huaj në krahasim me vitin e kaluar.

Me një sipërfaqe të zgjeruar ekspozite prej 55.000 metrash katrorë këtë vit, ngjarja pesëditore ka mbledhur rreth 1600 ekspozues nga 71 vende dhe rajone, duke shfaqur 220.000 botime kineze dhe të huaja për vizitorët, sipas organizatorëve, citon “Xinhua”.

Xinhua

Xinhua

Panairi ka shënuar një rritje prej 150 pjesëmarrësish nga jashtë vendit krahasuar me një vit më parë, me 1050 ekspozues nga jashtë, që përbëjnë 66 për qind të totalit të pjesëmarrësve.

Krahasuar me vitin 2023, ngjarja e këtij viti ka mirëpritur 15 vende të reja pjesëmarrëse, duke përfshirë Azerbajxhanin, Katarin, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Nigerinë.

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Pekin, i themeluar në vitin 1986, është një nga panairet më të mëdha të librit në botë dhe shërben si një platformë kryesore për shkëmbimin e të drejtave të autorit, duke lehtësuar tregtimin e botimeve nga Kina dhe jashtë saj. (Elona)

Xinhua

Xinhua