Arrijnë nivele rekord rastet me një infeksion bakterial vdekjeprurës në Japoni
2024-06-20 12:37:39

Rastet me një infeksion bakterial të rrezikshëm dhe shumë vdekjeprurës kanë arritur nivele rekord në Japoni.

Foto:VCG

Foto:VCG

Deri më 2 qershor, Ministria japoneze e Shëndetësisë regjistroi 977 raste të sindromës së shokut toksik streptokoksik, me një shkallë vdekshmërie deri në 30%, shkruan “ATSH”.

Midis janarit dhe marsit, 77 persona vdiqën nga ky infeksion.

Ekspertët besojnë se sistemi imunitar i dobësuar i njerëzve pas Covid-19 mund të jetë një nga shkaqet e rritjes së fortë të rasteve.

Sindroma e shokut toksik streptokoksik është një nga format më të rralla dhe më agresive të infeksionit streptokok të tipit A.

Gjendja mund të përkeqësohet me shpejtësi, edhe në 24-48 orë, dhe të shkaktojë simptoma të tilla si temperaturë e lartë, hipotension, takikardi, si dhe dështim të organeve të ndryshme dhe vdekje. (Elona)