Kinë, fondet për projektet e menaxhimit të ujit rriten me 42%
2024-06-19 15:11:37

Foto:VCG

Foto:VCG

Rreth 924.6 miliardë juanë (127.4 miliardë dollarë) fonde janë mbledhur për ndërtimin e projekteve të menaxhimit të burimeve ujore në të gjithë vendin në pesë muajt e parë të vitit, 42 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, bëri të ditur Ministria e Burimeve Ujore, shkruan “China Daily”.

Në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit, Wu Wenqing, planifikues kryesor i ministrisë, deklaroi se investimi që është bërë në ndërtimin e projekteve të menaxhimit të burimeve ujore gjatë kësaj periudhe u rrit me 17 miliardë juanë në 421.3 miliardë juanë.

Ai gjithashtu vuri në dukje rritje të konsiderueshme në numrin e projekteve të sapofilluara. Sipas tij, vendi publikoi gati 34.000 projekte të menaxhimit të burimeve ujore në pesë muajt e parë të vitit, një rritje me 22.5 për qind.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me një rritje edhe më të fuqishme prej 52 për qind, numri i projekteve me një investim total prej mbi 100 milionë juanë arriti në 1340.

Këto projekte kanë luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, shtoi ai.

Ai theksoi se në total, në këto projekte janë punësuar gati 1.3 milionë persona, 7.2 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Dhe më shumë se 1 milion prej tyre ishin nga zonat rurale të Kinës. (Irma)