Në një shkollë me konvikt të vendësve në Kanada gjenden eshtrat e 215 fëmijëve
2024-06-18 19:29:49

Në fund të majit të vitit 2021, media kanadeze njoftoi se në vendndodhjen e një shkolle me konvikt për banorët vendës në qytetin Kamloops të provincës së Kolumbias Britanike u gjendën eshtrat e 215 fëmijëve vendës.

Këta fëmijë ishin nxënësit e Shkollës me Konvikt "Kamloops Indian". Kjo ishte një nga shkollat e mëdha me konvikt  për vendësit e themeluar në fund të shekullit të 19-të në Kanada dhe u mbyll në vitin 1977.

Sipas të dhënave, nga vitet '90 të shekullit të 19-të deri në vitet '90 të shekullit të 20-të, rreth 150 mijë fëmijë vendës kanadezë u detyruan të largoheshin nga prindërit e tyre dhe shkuan në shkolla me konvikt për mësim. Në vitin 2015, Komisioni i së Vërtetës dhe i Pajtimit i Kanadasë hartoi një raport përfundimtar për shkollat me konvikt, ku përshkruhet hollësisht keqtrajtimi ndaj fëmijëve vendës në shkollat me konvikt dhe thuhet se të paktën 3 200 fëmijë prej këtyre fëmijëve humbën jetën nga keqtrajtimi. (Fani)