Prodhimi i gazit natyror në Kinë ruajti rritje të qëndrueshme në janar-maj
2024-06-18 17:37:44
CFP
Prodhimi i gazit natyror në Kinë ka ruajtur një rritje të qëndrueshme në pesë muajt e parë të vitit, treguan të hënën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), njofton “Xinhua”.
Vendi prodhoi 103.3 miliardë metra kub gaz natyror në periudhën janar-maj, 5.2 për qind më shumë se një vit më parë.
Importet e gazit natyror të Kinës gjithashtu shënuan rritje të shpejtë gjatë kësaj periudhe. Një total prej 54.28 milionë tonë gaz natyror u importua në pesë muajt e parë të vitit, me një rritje prej 17.4 për qind në baza vjetore.
Vetëm në maj, prodhimi i gazit natyror u rrit me 6.3 për qind në baza vjetore në 20.3 miliardë metra kub, sipas Statistikave. (Fatosi)
Lajmet Kryesore