⁠⁠⁠⁠⁠⁠⁠Veprat e përzgjedhura të Xi Jinping-ut botohen në gjuhë të ndryshme
2024-06-18 11:51:44

Versionet franceze, ruse, arabe dhe spanjolle të dy vëllimeve të para të "Lexime të përzgjedhura nga veprat e Xi Jinping" u botuan nga Shtëpia Botuese e Gjuhëve të Huaja dhe u shpërndanë brenda dhe jashtë vendit.

Dy vëllimet e para të serisë së librave përmbajnë vepra të rëndësishme të Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, nga nëntori 2012 deri në tetor 2022.

Botimet e reja do të ndihmojnë lexuesit e huaj të kuptojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse Idetë e Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristikat Kineze në Epokën e Re, si edhe të kuptojnë me saktësi thelbin e modernizimit të stilit kinez, sipas një deklarate zyrtare.

Versioni në anglisht i vëllimeve u botua në mars të këtij viti, pas versionit origjinal në gjuhën kineze në prill 2023. (Wang Lei/ Elona)