Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në 22 lumenj në rajonin e Kinës jugore
2024-06-17 18:08:44

CFP

CFP

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në 22 lumenj në rajonin autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, njoftoi të dielën Qendra rajonale e Hidrologjisë, shkruan “China Daily”.

30 stacione hidrologjike në 22 lumenj në këtë zonë raportuan nivelet e ujit midis 0.03 metra dhe 2.63 metra mbi nivelet paralajmëruese.

Stacioni hidrologjik Hezhou i lumit Hejiang raportoi përmbytjen më të madhe në një dekadë.

CFP

CFP

Prej mëngjesit të së shtunës, shira të dendur goditën shumë qytete në nivel prefekture në Guangxi, duke përfshirë Hechi, Liuzhou, Yulin, Hezhou dhe Baise.

Një vendbanim në qytetin Hechi dhe një tjetër në qytetin e Liuzhou panë reshje prej rreth 140 mm brenda ditës.

Qendra parashikoi gjithashtu se niveli i ujit në disa lumenj të fryrë lokalë do të vazhdonte të rritej deri në një metër në 24 orë. (Fatosi)